E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmet iraniane/ Italia planifikon të dërgojë ndihmë ushtarake në vendet e Gjirit

Italia po planifikon të dërgojë ndihmë ushtarake në shtetet e Gjirit në fushën e mbrojtjes ajrore, pas sulmeve të fundit iraniane në rajon

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se Roma synon të veprojë në koordinim me vendet e tjera evropiane për të forcuar mbrojtjen ajrore të shteteve të Gjirit kundër kërcënimeve që paraqesin sulmet iraniane

“Ashtu si Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania, edhe Italia synon të dërgojë ndihmë në shtetet e Gjirit, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe konkretisht mbrojtjes ajrore”, tha kryeministrja italiane.

Meloni gjithashtu shpjegoi se ky vendim lidhet si me marrëdhëniet e Italisë me vendet e rajonit ashtu edhe me praninë e një numri të konsiderueshëm qytetarësh dhe forcash ushtarake italiane në Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›