E Martë, 3 Nëntor 2026

Starmer mbledh Komitetin e Sigurisë Kombëtare, shkak situata e tensionuar në Lindjen e Mesme

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer, do të kryesojë një mbledhje urgjente të komitetit të sigurisë kombëtare COBRA këtë pasdite, si përgjigje ndaj zhvillimeve të fundit dramatike në Lindjen e Mesme.

Starmer është kthyer në Londër pas pjesëmarrjes në samitin e G7 në Kanada, mes shqetësimeve në rritje për përshkallëzimin e mundshëm të konfliktit në rajon dhe përfshirjen eventuale të Shteteve të Bashkuara në një ndërhyrje ushtarake kundër Teheranit – nën drejtimin e Donald Trump.

Më herët gjatë ditës, u raportua se familjet e diplomatëve britanikë në Izrael janë tërhequr nga rajoni për arsye sigurie, çka sugjeron një përgatitje për skenarë të rëndë.

COBRA – një akronim për Cabinet Office Briefing Room A – mblidhet zakonisht në raste emergjente, siç janë krizat ndërkombëtare, trazirat civile apo fatkeqësitë natyrore. Vendimi i Starmer për të thirrur këtë takim nënvizon seriozitetin me të cilin qeveria britanike po e sheh situatën aktuale.

Zhvillimet po ndiqen nga afër edhe nga aleatët ndërkombëtarë, ndërsa rritet frika për një përplasje më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›