Stërvitja e NATO “Defender ‘25”/ Rama: Një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje të stërvitjes së NATO “Defender ‘25” që po zhvillohet në Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se kjo stërvitje ndërkombëtare, është një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë.
“Mirëmëngjes dhe me Forcat e Armatosura që vijojnë stërvitjen “Defender 25″, stërvitja ndërkombëtare, një nga më të mëdhatë dhe më komplekset e dekadës së fundit në Europë dhe Afrikë, që zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.
Në Shqipëri zhvillohet etapa e dytë e Defender ajo e reagimit të menjëhershëm. Marrin pjesë 1400 trupa, 154 prej tyre amerikanë dhe një pjesë e Forcave të Sigurisë së Kosovës./abcnews.al