Stoku i kursimeve në banka 1,38 trilionë lekë në fund të majit

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Depozitat në monedhën vendase dhe në valutë në sistemin bankar shënuan rënie në muajin prill 2025, krahasuar me një muaj më parë.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, stoku i kursimeve në lekë dhe euro, në maj 2025 shënoi 1,38 trilionë lekë, ose 84 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë,
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave bankare në monedhën vendase, në fund të muajit maj ishte 645 miliardë lekë, me një rritje prej 0,73% ose rreth 5 miliardë lekë më shumë se në muajin prill 2025.
Ndërkohë stoku i depozitave bankare në monedhën euro arriti në 8,1 miliardë euro dhe me bazë vjetore (maj 2025/ maj 2024) u rritën me 618 milionë euro, ose 8,2% më shumë.
BSH bën të ditur se në një vit depozitat në monedhën vendase lek u rritën me 56 miliardë lekë dhe ato në euro u rritën me 618 milionë euro, me një total prej 1,17 miliardë euro kursime monetare që janë shtuar në banka për një vit.
/a.f//r.e/