Skema Kombëtare e Investimeve, fermeri në Ishull Lezhë përfiton traktor

TIRANË, 27 qershor /ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj vizitoi sot fermën e Frano Gjergjit në Lezhë.
Frano Gjergji është një fermer me përvojë që administron 62 dynymë tokë bujqësore, ku 40 dynymë janë të mbjella me misër dhe pjesa tjetër me kultura foragjere.
Me mbështetjen nga Skema Kombëtare e Investimeve 2024, Frano ka përfituar traktor bujqësor, duke sjellë një transformim të dukshëm në ritmin dhe cilësinë e punimeve agroteknike.
Mekanizimi i fermës ka rritur efikasitetin, ka reduktuar kostot dhe ka mundësuar një menaxhim më të mirë të sezonit të mbjelljeve dhe korrjes.
“Punojmë në bujqësi. Mbjellim misër shumë. Kemi aplikuar dhe kam përfituar në sajë të qeverisë”, thotë ai.
“Aplikoni për bujqësinë. Punoni për bujqësinë sepse është baza kryesore këtu që punohet dhe jetohet”, ishte apeli i tij.
Përmes Skemës Kombëtare të Investimeve, me 50% grant dhe mbështetjes nga Kredia e Butë të kombinuar me Garancinë Sovrane, çdo fermer mund të përfitojë financim me normë interesi vetëm 2% dhe mbulim kolateral deri në 70%.
1 nga 2/gj.m/j.p/