Strazimiri: Demokracia shqiptare në kushtet e urisë ekstreme, i mungon liria. Manja: Reforma ka sfidat e veta, po i adresojmë

Reforma në Drejtësi solli me vete edhe sfida, të cilat duhen adresuan në mënyrën e duhur nga institucionet përkatëse për të gjetur zgjidhjen. Gjatë konferencës “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, deputeti i PD-së, Gent Strazimiri kritikoi qeverinë duke theksuar se asnjë nga rekomandimet e Komisionit të Venecias nuk u zbatua për reformën në drejtësi dhe se konsensusi bipartizan “u shua” menjëherë pas ndryshimeve kushtetuese.
Strazimiri e cilësoi demokracinë shqiptare “në kushtet e urisë ekstreme”, pasi sipas tij i mungon “ushqimi kryesor: liria”.
“Asnjë prej rekomandimeve që na sollën nuk u zbatuar nga mazhoranca dhe nuk shënua për të parandaluar kolapsin dhe konfuzionin dhe moseficencën e sistemit të drejtësisë konsensusin bipartizan përfundoi menjëherë pas miratimit të ndryshimeve kushtetute dhe mazhorancën miratoi e vetëm të gjithë paketën e ligjeve që do vinte në zbatim reformën duke filluar për pasojë fillimin e kapjes së sistemit. Vetingu u udhëhoq nga persona të pavotuar vetë. Nuk mund të bëhet drejtësi sipas interesit politik të momentit. Stoku i dosjeve ka arritur, sot një shqiptari për të marrë drejtësi i duhen 16 vjet minus 16 ditë. Mungesa e personave të kualifikuar për prokuror dhe gjyqtarë, qeveria reduktoi numrin e gjykatave edhe pse këto që janë të përmbytura nga numri i stokut të dosjeve.
Demokracia shqiptare mbase ka të njëjtën moshë me Komisionin e Venecias, por nuk ka lindur në të njëjtin maternitet me të. Ndryshe nga Komisioni i Venecias demokracia shqiptare është raketike se i është mohuar ushqimi i saj, liria dhe është në kushtet e urisë ekstreme të nivelit të ekzistencës. Ka një thirrje për ta shpëtuar”, tha Strazimiri.
Nga ana tjetër, kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja pranoi sfidat e reformës, por thekson se tashmë adresimi i tyre do të bëhet në bashkëpunim me organet e reja të drejtësisë.
Ai shton se përgjegjësia për stokun e dosjeve mbetet tek sistemi gjyqësor, ndërsa Kuvendi do të sigurojë hapësirat ligjore për të përshpejtuar proceset dhe garantuar drejtësi në kohë.
“Bëre një panoramë të sfidave që ka reforma në drejtësi përgjatë 10 viteve, por ka një ndryshim sot se adresimi tyre sfidave do të bëhet në bashkëpunim të ngushtë me organet e reja të drejtësisë dhe për t’i adresuar ato si duhet. Sa i takon stokut të dosjeve është përgjegjësi e vetë sistemit që të shpejtoj dhënien e drejtësisë për këto dosje, por edhe në aspektin ligjor është detyrë e kuvendit për të dhënë hapësirat e duhura për të ecur. Reforma në drejtësi padyshim që do i kishte këto sfida dhe kuvendi është i hapur për të adresuar si duhet këto sfida me qëllimin e dhënies të drejtësi në kohë për shoqërinë”, tha Manja.
/rtsh.al/