E Hënë, 2 Nëntor 2026

Studentë të huaj në Shqipëri, rreth 2 mijë të rinj kanë zgjedhur të mësojnë në universitetet tona

Anton Meunier, student nga Universiteti i Caen në Francë, është një nga të rinjtë që këtë vit ndjek studimet në Universitetin e Tiranës, në gjuhë të huaja.

Ai thotë se zgjodhi Shqipërinë për të përjetuar diçka ndryshe nga vendet perëndimore, ku shkojnë zakonisht te rinjtë.

“Erdha në Shqipëri sepse doja të përjetoja diçka ndryshe nga Franca. Mendova se po të shkoja në Gjermani ose Angli nuk do të ndihesha kaq mirë sa të vizitoj Ballkanin. Është hera e parë që universiteti ynë sjell studentë në Tiranë, ndaj mendova se do të ishte një mundësi shumë e mirë për mua”, tha Anton Meunier.

Anton tregon se është ndier i mirëpritur, teksa pohon se do të vizitojë vende si Durrësi, Vlora apo Berati, për të njohur më shumë historinë e Shqipërise.

“Të them të drejtën nuk mendoja se do e vizitoja edhe pse për kulturën dhe historinë që mbart të vizitosh Shqipërinë është shumë interesante. Ama ne nuk dimë kaq shumë për Shqipërinë. Kur u thoja për Shqipërinë miqve të mi nuk dinin për vendit, ashtu si edhe unë”, u shpreh ai.

Sipas një raporti të EUROSTAT, vendi ynë mirëpriti rreth 2.000 studentë të huaj të ardhur nga vendet e Europës, pjesa më e madhe e të cilëve nga vendet e Ballkanit, ndjekur nga Italia.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›