E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Ministrisë së Arsimit

Studentët e Fakultetit të Politeknikut dhe të Ekonomikut janë bashkuar me protestën para Ministrisë së Arsimit, ku janë pritur me duartrokitje nga kolegët e Mjekësisë dhe Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN).

Në një moment emocionues, studentët kanë vendosur dorën në zemër dhe kanë kënduar së bashku himnin kombëtar, duke vijuar më pas protestën me kërkesat e tyre ndaj qeverisë.

Krahas kërkesës për largimin e tij, studentët vijojnë të artikulojnë thirrje për revolucion dhe ndryshim të situatës politike në vend.

Prej disa ditësh, kryeministri Edi Rama u ka ofruar studentëve mundësinë e dialogut, por kjo ofertë është refuzuar prej tyre. Studentët këmbëngulin se dorëheqja e kryeministrit është kërkesa e panegociueshme dhe nuk pranojnë të ulen në tryezën e dialogut të propozuar nga qeveria.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›