“Studime Gjuhësore dhe Etnokulturore në Rajonin e Ballkanit”, program i ri doktorature në Korçë, hapen së shpejti aplikimet

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ka prezantuar programin më të ri të ciklit të tretë, doktoraturën në “Studime Gjuhësore dhe Etnokulturore në Rajonin e Ballkanit”.
Programi synon të plotësojë nevojën për kërkime të avancuara mbi gjuhët, kulturat dhe identitetet ballkanike, duke ofruar mundësi studimi në fusha si gjuhësia, etnografia dhe letërsia krahasuese.
Risi e rëndësishme e programit është diploma e dyfishtë, e realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Timishoarës në Rumani, që u mundëson doktorandëve mobilitet dhe bashkëpunime ndërkombëtare.
Universiteti synon të forcojë rolin e tij kërkimor në rajon, ndërsa aplikimet për programin pritet të hapen së shpejti.
Gazetare: G. Manushi
/rtsh.al/