E Diel, 1 Nëntor 2026

Prefekti Qendro: Strukturat e emergjencës në gatishmëri për çdo rast, ekipet punojnë pa ndërprerje

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro, ka deklaruar se ekipet e emergjencave janë në terren prej orëve të para të ditës, si në kryeqytet ashtu edhe në fshatrat e qarkut ku janë evidentuar problematika nga reshjet e dendura.

“Me gjithçka mundemi dhe kemi në dorë po punohet për normalizimin e situatës,” u shpreh Qendro, duke theksuar se strukturat janë të angazhuara pa ndërprerje për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.

Ai bëri me dije se gjatë ditës janë kryer disa evakuime në zonat më të prekura, ndërsa shtoi se “strukturat janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast që do të kërkohet ndihmë.”

Prefekti i Tiranës apeloi qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme, duke paralajmëruar se sipas parashikimeve meteorologjike reshjet pritet të jenë intensive edhe gjatë ditës së nesërme.

  • /rtsh.al/

    Më shumë nga Aktualitet

    Të gjitha ›