E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia dhe era e fortë, rrëzohen pemët në aksin Fier-Cakran

Si pasojë e stuhisë që përfshiu mesditën e sotme edhe zonën e Fierit, janë rrëzuar edhe pemë në aksin Fier-Cakran, veçanërisht në vendin e quajtur “ Qafa e Shkozës”.

Pemët e rrëzuara kanë qënë të djegura më parë nga vatrat e zjarrit ndërsa kanë bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Strukturat përkatëse ndodhen në terren për té mundësuar largimin e tyre dhe lirimin e këtij aksi të frekuentuar në çdo orë të ditës i cili është bllokuar për disa minuta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›