E Hënë, 2 Nëntor 2026

Stuhia shkul pemët në Shkodër, dëme materiale nga reshjet masive të orëve të fundit

Moti i keq me reshje shiu dhe erëra të forta kanë përfshirë Shkodrën që prej mbrëmjes së të premtes.

Si pasojë e kushteve të këqija atmosferike, në unazën perëndimore të qytetit ka patur dëme të shumta, ku disa pemë janë rrëzuar.

Një prej tyre ka rënë mbi një automjet të parkuar, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Punonjësit e bashkisë kanë qenë në terren që në orët e para të mëngjesit, për pastrimin dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›