E Martë, 3 Nëntor 2026

Sudani njeh shtetin e Kosovës

PRISHTINË, 12 prill /ATSH/ Sudani e ka njohur Republikën e Kosovës dhe dy vendet kanë rënë dakord për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.

Lajmi u bë i ditur nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes një postimi në X.

“Faleminderit nga populli i Republikës së Kosovës. Ky është fillimi i një partneriteti të madh”, ka shkruar Osmani.

Sudani është shteti i 119-të që njeh pavarësinë e Kosovës jo shumë kohë pasi një gjë të tillë e bëri edhe një shtet tjetër afrikan – Kenia.

/Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›