Sulm me dron në Oman, raportohet për viktima dhe të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur pas një sulmi me dronë në provincën Sohar të Omanit.
Sipas raportimeve një dron goditi zonën industriale Al-Awahi në provincën Sohar.
Ndërkohë, një dron i dytë ra në një zonë tjetër duke shkaktuar dëme materiale.
Autoritetet thanë se institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.