Sulm me thikë në Southport të Anglisë, 8 persona të plagosur

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur në Southport të Anglisë, në një sulm me thika.
Të plagosurit u dërguan në spital, ndërsa policia ka arrestuar një person. Në një deklaratë, policia njoftoi se nuk ka kërcënim më të gjerë për publikun.
“Është bërë një arrestim dhe nuk ka rrezik më të gjerë për publikun. I nxisim njerëzit të jenë të kujdesshëm për atë që ndajnë në internet dhe të mos spekulojnë për këtë incident“, thuhet në deklaratë.
Arsyet e këtij sulmi nuk dihen ende, teksa nuk është bërë me dije as identiteti i autorit./ BBC
/rtsh.al/