E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulm me thikë në qendër të Londrës. Dy të plagosura, arrestohet autori

Një sulm me thikë ka ndodhur në sheshin Leicester të Londrës, ku të plagosur kanë mbetur një vajzë 11-vjeçare dhe një 34-vjeçare. Për ngjarjen policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa mbeten ende të paqarta motivet e sulmit dhe nëse të plagosurat kishin lidhje apo jo me autorin.

Sulmi ka ndodhur në një zonë mjaft të populluar të Londrës rreth orës 11.36. Pas lajmërimit të policisë për sulmin të paktën 6 oficerë dhe një ambulancë vajtën në vendin e ngjarjes, ku u dha dhe ndihma e parë dy të plagosurave.

Policia ka arrestuar për ngjarjen një person, ndërsa mohon që të ketë të tjerë të përfshirë në këtë sulm.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›