Ukraina rrit ofensivën brenda Rusisë, Putini: Armiku do marrë përgjigjen e duhur

Rusia po evakuon banorët nga një rajon i dytë kufitar, ndërsa Ukraina vazhdon ofensivën e saj të papritur njëjavore brenda vendit. Rreth 11,000 njerëz në rajonin e Belgorodit janë zhvendosur, raportojnë mediat shtetërore ruse, për shkak të “aksionit të armikut” pranë kufirit.
Belgorod shtrihet pranë Kurskut, ku trupat ukrainase filluan sulmin e tyre të befasishëm në territorin rus të martën e kaluar.
Presidenti rus Vladimir Putin thotë se “detyra kryesore e ministrisë së mbrojtjes është të shtyjë, të dëbojë armikun nga territori rus”.
“Humbjet janë shtuar në mënyrë dramatike për forcat e armatosura të Ukrainës, veçanërisht midis njësive më të afta që armiku ka dërguar në kufirin tonë. Armiku padyshim do të marrë një përgjigje të denjë dhe nuk ka dyshim se ne do t’i arrijmë të gjitha objektivat tona”, tha Putin.
Sipas Putin motivimi i Ukrainës për ofensivën ishte përmirësimi i pozicionit të saj negociues.
Forcat ukrainase që atëherë kanë avancuar deri në 30 km brenda Rusisë, inkursioni më i thellë në vend që nga pushtimi në shkallë të plotë të Ukrainës nga Moska.
/rtsh.al/