E Premte, 6 Nëntor 2026

Sulmet kibernetike dhe alarmet për bombë, Meloni: Infrastruktura që u shërben qytetarëve po vihet në shënjestër

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni shprehu shqetësimin e saj në lidhje me sulmet kibernetike dhe kërcënimet ndaj infrastrukturës italiane, pas sulmit ndaj Fondacionit Francez të Gjakut dhe alarmeve të rreme për bomba në avionë.

Duke folur me gazetarët nga Verona, Meloni theksoi se megjithëse nuk është përcaktuar nëse incidentet janë të lidhura, ato nxjerrin në pah nevojën për të mbrojtur infrastrukturën që i shërben jetës së përditshme të qytetarëve.

“Aktualisht nuk jemi në gjendje të themi nëse sulmi në Francë, alarmet e rreme për bomba në aeroplanë apo edhe sulmet në dyqanet ushqimore janë të lidhura”, tha Meloni.

“Megjithatë, e gjithë kjo na tregon pa dyshim të njëjtën gjë: sot infrastruktura që u shërben qytetarëve po vihet në shënjestër”, shtoi Meloni.

Ajo shmangu lidhjen e incidenteve me autorë specifikë, duke theksuar se aktualisht nuk ka prova që të vërtetojnë se ato janë pjesë e një operacioni të koordinuar.

Lajme të Sugjeruara

Arabia Saudite ekzekuton pesë shtetas të huaj për trafik droge, 205 ekzekutime që prej fillimit të vitit

Arabia Saudite ekzekuton pesë shtetas të huaj për trafik droge, 205 ekzekutime që prej fillimit të vitit

Këshilli i Sigurisë: Rusia duhet ta zgjerojë përgjigjen e saj ndaj satelitëve Starlink

Këshilli i Sigurisë: Rusia duhet ta zgjerojë përgjigjen e saj ndaj satelitëve Starlink

Kryebashkiaku i akuzon se lanë pacientët pa shërbim dhe po putheshin, sindikata: Mjekët ishin në pushimin e ligjshëm

Kryebashkiaku i akuzon se lanë pacientët pa shërbim dhe po putheshin, sindikata: Mjekët ishin në pushimin e ligjshëm

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›