E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmi ne Afganistan nentetarPeci Zoti ben mrekulli

TIRANE- Aleksander Peci nentetari i cili mbeti i plagosur ne sulmin e Kandaharit ne Afganistan eshte shendosh e mire. Nje dite pas mberritjes ne spitalin ushtarak amerikan ne Landstluh te Gjermanise nentetari 24 vjecar nepermjet profilit te tij ne facebook ka percjelle mesazhin se eshte shendosh e mire dhe se ndihet krenar qe ka gjak shqiptari.

Naten e mir une jam shendosh e mire. Zoti ban mrekulli. Ju dua shume te gjitheve.- eshte mesazhi i fundit i paraprire nga dy mesazhe te tjera qe djaloshi 24 vjecar u ka percjelle me 24 shkurt miqve te tij te shumte ne facebook te cilet nga ana e tyre I kane uruar sherim te shpejte.

Ne sulmin e 20 shkurtit ne Kandahar te Afganistanit mbeti i vrare kapiten Feti Vogli ndersa u plagos nje komandant Skuadronit te Dyte te Ushtrise amerikane.
Fillimisht Aleksander Peci iu nenshtrua nje nderhyrjeje ne nje spital ushtarak ne Kandahar. Me pas iu nenshtrua nje tjeter nderhyrjeje kirurgjikale ne spitalin ushtarak amerikan te bazes ajrore te Bagramit ne Kabul ndersa me 23 shkurt ai u transferua ne Gjermani ne spitalin ushtarak amerikan ne Landstuhl.
sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›