Sulmohet me thikë 26-vjeçari në Korçë, plagë të rënda në qafë dhe kokë

Një 26-vjeçar me inicialet K.Z është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Korçë.
Vizion Plus mëson se i riu ka marrë dëmtime të rënda në qafë dhe kokë, por ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore. 26-vjeçari aktualisht ndodhet në në renaimacion ku po merr ndihmën e mjekëve.
Ende nuk dihen rrethanat se si dhe ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe kërkimet rreth autorit që ka plagosur 26 vjeçarin.
Vetëm nga deklarata e tij pritet të hidhet më shumë dritë mbi ngjarjen, e dyta brenda pak ditësh. Dy netë më parë një tjetër person u paraqit në sptialin e Korçës me plagë të shkatuara nga mjet prerës pas një konflikti të çastit në qendër të Korçës. /vizionplus.tv