E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulmuesi i kombëtares i jep fitoren ekipit në Ligën e Parë/ Futbollisti kuqezi realizoi golin e vetëm në Serikspor-Sivasspor

Rey Manaj shënoi një tjetër gol në Ligën e Parë të Turqisë dhe i dha fitoren skuadrës së tij.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi rrjetën e vetme në ndeshjen e kategorisë së parë që ekipi i tij, Sivaspor e luajti në fushën e rivalit Serikspor. Goli erdhi në fillim të pjesës së dytë.

Manaj ka realizuar 4 herë deri tani që pas kthimit në Turqi, dhe këtë e ka bërë në pesë ndeshje.

Kontributi i tij gjithashtu ka ndihmuar ekipin që të largohet nga zona e rrezikshme e rënies nga kategoria duke qenë më pranë mesit të tabelës. Golat e shënuar nga lojtari kuqezi janë sinjal i mirë ndërsa afron ndeshja e plej ofit për Kupën e Botës në 26 mars në Polonisë

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›