E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulo: Kam frikë se karriera e Spiropalit tani mund të dëmtohet

Analisti Arjon Sulo ka komentuar zhvillimet e fundit brenda Partisë Socialiste, pas reagimit të Elisa Spiropalit ndaj deklaratës së Taulant Ballës për mungesën e saj në seancën parlamentare mbi imunitetin e Belinda Ballukut.

Në emisionin “Trialog” në RTSH, Sulo tha se ndaj Spiropali po bëhet një padrejtësi dhe se tashmë është në rrezik karriera e saj politike, e cila mund të dëmtohet.

“Spiropali ka të drejtë. Po bëhet një padrejtësi politike dhe e karrierës. Është ndërprerje e karrierës. Fati i saj politik mund të dëmtohet tani për tani në PS. Duhet mbështetur për thënien e një të vërtetë që hajde ta diskutojmë”, tha Sulo.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›