E Martë, 3 Nëntor 2026

Superliga – Fitore për Elbasanin dhe Partizanin, barazim Skënderbeu-Tirana

TIRANË, 12 prill/ATSH/ Superliga shqiptare e futbollit luajti sot javën e 34-rt të saj.

Të pesta sfidat u zhvilluan në të njëjtin orar. Dueli për biletën e katërt në “Final 4” vijon të mbetet emocionues. Partizani pas humbjes 3-0 në derbi ndaj Tiranës, arriti të triumfoi ndaj kryesuesve të Egnatias. Ndërkohë, Elbasani ndjekës mundi Bylisin. Skuadra ballshiote luan për mbijetesë mes më të mirave.

Këto dy rezultate e lënë të pandryshuar sfidën për vendin e katërt dhe largësia mes të kuqve dhe verdhebluve të Elbasanit është vetëm 1 pikë.

Egnatia edhe pse humbi, ruan vendin parë në klasifikim dhe ka siguruar biletën mes katër më të mirave me 58 pikë. Në vendin e dytë dhe të tretë me 55 pikë janë Vllaznia dhe Dinamo City. Kuqeblutë e Shkodrës fituan në duelin e drejt për drejt për vendin e dytë pikërisht ndaj Dinamo Ciy-t dhe tani në dy javët e mbetura të kampionatit dueli pritet të jetë i ‘zjarrtë’ për tre vendet e para.

Në vendin e katërt është Partizani, që ndodhet në kuotën e 50 pikëve, 1 më shumë se Elbasani, 49 pikë.

Lufta për mbijetesë nga krahu tjetër mbetet e hapur me gjashtë skuadra në lojë.

Kështu, në Korçë u zhvillua sfida Skënderbeu-Tirana, e cila u mbyll me rezultatin 1-1. Ujqërit e dëborës humbën një mundësi të artë për të krijuar një distancë sigurie me zonën e ftohtë të klasifikimit, por bardheblutë nuk e lejuan këtë. Tirana arriti të siguroi një barazim, që i lë të hapura llogaritë edhe për skuadrën juglindore, si dhe rrit shanset e bardhebluve për mbijetesë.

Ndeshja tjetër, mes Teutës dhe Laçit përfundoi me fitoren e bregdetarëve, të cilët largohen me dy pikë nga zona e ftohtë e klasifikimit.

Pas këtyre sfidave, Laçi ndodhet në vend të fundit të klasifikimit me 33 pikë me një këmbë në kategorinë e dytë. Bylisi ndodhet në vendin e parafundit, të 9-të me 36 pikë, po aq sa Tirana, e cila ndodhet në vendin e tetë për shkak të golavarazhit. Në vendin e 7 ndodhet Skënderbeu me 37 pikë dhe Teuta në kuotën e 38 pikëve në vendin e gjashtë.

Rezultatet e javës 34
Elbasani-Bylis 1-0
Partizani-Egnatia 1-0
Skënderbeu-Tirana 1-1
Teuta-Laçi 1-0
Vllaznia-Dinamo City 3-0

Klasifikimi:

Kalendari i javës së 35
Elbasani-Vllaznia
Bylis-Partizani
Egnatia-Skënderbeu
Laçi-Dinamo City
Tirana-Teuta

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›