E Hënë, 2 Nëntor 2026

Superti takon Dumanin: Së shpejti e presim në Bruksel të paraqesë arritjet e SPAK

TIRANË, 15 tetor /ATSH/ Drejtuesi i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u takua sot me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri bëri të ditur se palët patën një diskutim të frytshëm, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar.

“Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë vizitës së Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar”, njoftoi BE.

Delegacioni i BE-së gjithashtu njoftoi se shumë shpejt Dumani do të udhëtojë në Bruksel për të paraqitur arritjet e Prokurorisë së Posaçme gjatë mandatit të tij.

“Së shpejti presim të mirëpresim Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE”, njoftoi delegacioni i BE-së.

Delegacioni i BE-së thekson e “kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër”.

1 nga 4

/m.q/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›