E Hënë, 2 Nëntor 2026

Peleshi: Shqiptaro-amerikani Donald Leka po ndryshon mënyrën se si funksionon IA

TIRANË, 15 tetor/ATSH/ Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot në një takim shqiptaro-amerikanin Donald Leka.

Në një postim në rrjetet sociale, Peleshi tha se Leka po ndryshon mënyrën se si funksionon Inteligjenca Artificiale.

“Me teorinë e tij mbi modelet e arsyetimit dinamik LDRM dhe “inteligjencën parashikuese”, teknologjia e tij e patentuar mund të parashikojë ngjarje komplekse duke kuptuar botën reale, duke hapur mundësi për inovacion dhe ndikim strategjik global”, tha Peleshi.

Donald Leka është themeluesi, kryetari dhe Drejtori Ekzekutiv i TransMedia Corporation, krijuesi i platformës së Cloud-Computing, lider në industri dhe fitues i çmimeve, Glide OS.

1 nga 5

/k.s/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›