E Diel, 1 Nëntor 2026

63-vjeçari nga Klosi tenton të përdhunojë 64-vjeçaren

Një 63-vjeçar i është arrestuar nga policia e Matit.

I arrestuari, i identifikuar me inicialet I.C., banues në Klos, akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Sipas informacioneve zyrtare nga policia, shtetasi I.C. dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 64-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›