E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani: Progres në bisedimet me SHBA-në, por marrëveshja ende larg

TEHERAN, 19 prill /ATSH-ANSA/ – Bisedimet e paqes midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara kanë “bërë përparim”, por një marrëveshje përfundimtare është “ende larg, deklaroi kreu i Parlamentit iranian Mohammad Bagher Ghalibaf.

“Jemi ende larg përfundimit të diskutimeve”, tha Ghalibaf në një intervistë me televizionin e Teheranit.

“Kemi bërë përparim në negociata, por mbeten shumë dallime dhe disa pika kyçe janë ende të pazgjidhura”, shtoi udhëheqësi iranian.

Dje presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi sot se Uashingtoni nuk do të lejojë që Irani të “shantazhojë” SHBA-në, në një moment kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta, sipas BBC.

Duke folur nga Zyra Ovale gjatë nënshkrimit të disa urdhrave ekzekutivë, Trump u shpreh se mes SHBA-së dhe Iranit po zhvillohen “bisedime shumë të mira”, ndërsa e përshkroi sjelljen e Teheranit si “paksa të zgjuar në mënyrë dinake, siç ka qenë për 47 vite”.

Ai paralajmëroi se Irani synon mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një korridor kyç për tregtinë globale të naftës, por theksoi se SHBA-ja “nuk do ta lejojë një gjë të tillë”.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›