E Diel, 1 Nëntor 2026

Karakaçi: Dyfishohet fluksi i pasagjerëve në Portin e Sarandës

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, bëri të ditur sot se Shqipëria mbetet një nga destinacionet turistike më të preferuara

Ai theksoi se, në Portin e Sarandës, fluksi i pasagjerëve është dyfishuar gjatë periudhës janar – mars 2026.

Karakaçi publikoi të dhënat zyrtare sipas të cilave zyrtare, gjatë periudhës janar–mars 2026, në këtë port janë regjistruar 22,203 pasagjerë, krahasuar me 10,620 pasagjerë në të njëjtën periudhë të vitit 2025.

Kjo përfaqëson një rritje prej 209 për qind, duke reflektuar një interes në rritje për destinacionet bregdetare shqiptare.

Ky trend pozitiv lidhet me përmirësimin e infrastrukturës portuale, rritjen e numrit të linjave detare, si dhe promovimin në rritje të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare turistike.

Porti i Sarandës mbetet një nga pikat kryesore hyrëse për turistët që vizitojnë jugun e vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik, ndërsa rritja e fluksit që në muajt e parë të vitit konsiderohet një sinjal inkurajues për ecurinë e sezonit veror 2026.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›