E Martë, 3 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani njofton sulme të mëtejshme me raketa kundër Izraelit

TEHERAN, 22 qershor /ATSH-DPA/- Korpusi i fuqishëm i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i Iranit njoftoi sot sulme të mëtejshme me raketa ndaj Izraelit – pas sulmeve ajrore të SHBA-së gjatë natës kundër objekteve bërthamore iraniane.

“Raketat me rreze të gjatë veprimi shënjestruan Aeroportin “Ben Gurion” në Tel Aviv, një qendër kërkimore dhe objekte komanduese dhe ushtarake”, shkroi agjencia e lajmeve “Fars”.

Sulmet në këto vende nuk janë konfirmuar ende nga Izraeli.

SHBA-ja sulmoi gjatë natës – përkrah Izraelit – objektet kryesore të pasurimit bërthamor të Iranit – të cilat sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump – ishin shkatërruar plotësisht.

Objektivat përfshinin vendin nëntokësor të pasurimit të uraniumit “Fordow”.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi paralajmëroi për “pasoja të përjetshme” pas sulmeve të SHBA-së. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›