TEHERAN – SHBA u bën thirrje qytetarëve të tyre të largohen nga Irani

TEHERAN, 13 janar /ATSH-ANSA/ – Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Teheran kanë lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë në Iran, duke i nxitur ata të “largohen menjëherë” për shkak të protestave në rritje në të gjithë vendin, dhunës dhe mbylljes së internetit.
Paralajmërimi u lëshua, ndërsa Irani hyri në javën e tretë të demonstratave antiqeveritare, me qindra vdekje dhe mijëra arrestime, sipas grupeve të të drejtave të njeriut dhe mediave.
Kjo thirrje urgjente për t’u larguar nga vendi i Lindjes së Mesme nxjerr në pah rreziqet në rritje mes trazirave civile të vazhdueshme.
Shtetet e Bashkuara nuk kanë një ambasadë ose konsullatë në Iran. Qytetarët amerikanë të ndaluar, veçanërisht ata me shtetësi të dyfishtë, rrallë marrin ndihmë nga jashtë. /os/