TEL AVIV – Izraeli fillon operacione tokësore të synuara në Libanin jugor

TEL AVIV, 16 mars /ATSH/ – Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) njoftuan se kanë filluar “operacione tokësore të kufizuara dhe të synuara” kundër Hezbollahut në Libanin jugor.
”Këto operacione tokësore të kufizuara dhe të synuara” synojnë “forcat e rëndësishme të Hezbollahut” dhe synojnë të “forcojnë postet mbrojtëse” në Libanin jugor”, theksoi IDF në një deklaratë.
“Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve më të gjera mbrojtëse për të krijuar dhe forcuar një pozicion mbrojtës të përparuar, i cili përfshin çmontimin e infrastrukturës terroriste dhe eliminimin e terroristëve që veprojnë në zonë”, shtoi IDF, duke shpjeguar se ”plani është të krijojë një shtresë shtesë sigurie për banorët e Izraelit verior”. /os/