E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Mijëra izraelitë protestojnë ndaj planit qeveritar për pushtimin e qytetit të Gazës

TEL AVIV, 10 gusht /ATSH/ – Protestuesit në mbështetje të pengjeve dolën në rrugët e Jerusalemit dhe marshuan drejt rezidencës së kryeministrit Benjamin Netanyahu për të shprehur zemërimin e tyre ndaj planit të qeverisë së tij për të pushtuar plotësisht Rripin e Gazës, shkruan BBC.

Një sh-ushtar, i quajtur Max Kresch, marshoi duke mbajtur një pankartë ku shkruhej “Unë refuzova”.

“Ne jemi mbi 350 ushtarë që shërbyen gjatë luftës dhe po refuzonim të vazhdonim të shërbenim në luftën politike të Netanyahut”, deklaroi ai.

Protestat u zhvilluan në të gjithë Izraelin në qytete duke përfshirë Haifën dhe Tel Avivin.

Vendimi i Izraelit për të zgjeruar luftën e tij në Gaza – një përshkallëzim i madh në konflikt – shkaktoi dënim nga OKB-ja dhe shumë vende duke përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Australinë, Turqinë, Gjermaninë, Finlandën dhe Kanadanë.

OKB ka paralajmëruar se një marrje e plotë ushtarake e kontrollit do të rrezikonte “pasoja katastrofike për civilët palestinezë dhe pengjet izraelite të mbajtura në Gaza”.

Plani, i miratuar nga kabineti i sigurisë izraelite, liston pesë “parime” për t’i dhënë fund luftës: çarmatosja e Hamasit, kthimi i të gjithë pengjeve, demilitarizimi i Rripit të Gazës, marrja e kontrollit të sigurisë së territorit dhe krijimi i “një administrate civile alternative që nuk është as Hamasi dhe as Autoriteti Palestinez”. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›