E Premte, 6 Nëntor 2026

TEL AVIV – Netanyahu i drejtohet popullit iranian: Izraeli dhe ju nuk e duan këtë luftë

TEL AVIV, 12 nëntor /ATSH-DPA/ Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu i është drejtuar sërish popullit të Iranit drejtpërdrejt përmes një videoje, duke thënë se udhëheqja e tyre po shpërdoronte para me sulme ndaj Izraelit që mund të investoheshin në të ardhmen e tyre.

“Një tjetër sulm iranian do t’i kushtonte vendit miliarda dollarë dhe do të dëmtonte ekonominë”, tha kryeministri izraelit në një video-mesazh të publikuar të martën.

“Unë e di që ju nuk e doni këtë luftë. Unë nuk e dua këtë luftë. Populli i Izraelit nuk e dëshiron këtë luftë”, tha ai.

“Është një forcë që e vendos familjen tuaj në rrezik të madh: tiranët e Teheranit. Kjo është”, tha Netanyahu, duke iu referuar regjimit të liderit Ali Khamenei.

“Në vend që të investonte 2,3 miliardë dollarë ne infrastrukturën e vendit, ujin e pastër apo arsimimin e popullit të tij – Teherani i shpërdoroi paratë për një luftë që nuk mund ta fitojë”, tha ai.

Netanyahu u kërkoi iranianëve të mos heqin dorë nga shpresat e tyre për liri dhe barazi.

“Nuk kam asnjë dyshim se një ditë në një Iran të lirë, izraelitët dhe iranianët do të ndërtojnë së bashku një të ardhme prosperiteti dhe paqeje”, tha Netanyahu.

“Kjo është e ardhmja që meriton Izraeli; Kjo është e ardhmja që meriton Irani. Së bashku, le ta kthejmë këtë ëndërr të bukur në realitet”, shtoi ai. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›