E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Përshkallëzimi në LM ndal jetën publike në Izrael

TEL AVIV, 13 qershor /ATSH-DPA/ – Pas sulmeve të mëdha të Izraelit ndaj Iranit, jeta publike në Izrael është ndalur kryesisht.

”Izraeli urdhëroi mbylljen e shkollave, dyqaneve dhe zyrave, duke lejuar vetëm supermarketet të mbeten të hapura për mallrat thelbësore”, raportoi të premten gazeta izraelite ”Haaretz”.

Me një hakmarrje të pritur nga Irani, shërbimet izraelite të emergjencës u kanë bërë thirrje qytetarëve të dhurojnë gjak.

”Qendrat tregtare, vendet e ngjarjeve, institucionet kulturore dhe vendet fetare janë gjithashtu të mbyllura. Parada e Ditës së Rrugës Christopher në Tel Aviv – ngjarja më e madhe LGBTQ në Lindjen e Mesme – e planifikuar për këtë fundjavë, është anuluar”, shtoi ”Haaretz”.

Komanda e Frontit të Brendshëm Izraelit i ka këshilluar banorët të qëndrojnë pranë strehimoreve kundër bombave ose të kërkojnë strehim në ndërtesa publike si shkollat, sipas raportit./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›