E Diel, 1 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ushtria izraelite godet kompleksin kryesor të komandës ushtarake iraniane

TEL AVIV/TEHERAN, 4 mars /ATSH-DPA/- Forcat ajrore të Izraelit (IDF) kanë bombarduar atë që e quajnë një kompleks të rëndësishëm ushtarak në kryeqytetin iranian, Teheran.

“IDF përfundoi një sulm në shkallë të gjerë duke shënjestruar një kompleks ushtarak iranian që përmbante qendra të shumta komande dhe personel të Sigurisë së Brendshme në Teheranin lindor”, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në një deklaratë.

Kompleksi përfshinte selinë e Korpusit të Gardës Revolucionare Iraniane (IRGC), Shërbimit Sekret dhe forcave të milicisë.

“Selia e njësisë në Sigurinë e Brendshme përgjegjëse për shtypjen e protestave, ishte gjithashtu pjesë e kompleksit”, shtoi IDF.

Media shtetërore iraniane nuk raportoi dëme ose viktima të mundshme. Lufta e Iranit është në ditën e saj të pestë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›