E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ushtria izraelite vret një komandant të Hamasit në Liban

BEIRUT, 8 korrik /ATSH-DPA/ – Një sulm izraelit me dron në veri të Libanit ka vrarë të paktën dy persona, bëjnë të ditur burime të sigurisë libaneze dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Sulmi goditi një automjet në zonën Al-Ayrouniyeh në veri të Tripolit, duke shkatuar plagosjen e tre personave të tjerë”, raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Zyrtarë të sigurisë libaneze thanë se objektivi kryesor ishte një anëtar i Hamasit.

Ushtria izraelite e konfirmoi sulmin, duke deklaruar se kishte goditur dhe eliminuar një nga komandantët kryesor të Hamasit në Liban.

Hamasi, një grup militant palestinez me qendër në Gazë, ka lidhje të ngushta me lëvizjen pro-iraniane Hezbollah, në Liban.

Sipas një marrëveshjeje armëpushimi të arritur në nëntor mes Hezbollahut dhe Izraelit, grupi i mbështetur nga Irani duhej të tërhiqte luftëtarët e tij në veri të lumit Litani, rreth 30 kilometra nga kufiri me Izraelin.

Ushtria libaneze dhe paqeruajtësit e OKB-së u caktuan si forcat e vetme të armatosura që u lejuan të vepronin në Libanin jugor.

Megjithatë, Izraeli ka ruajtur pozicione ushtarake në pesë zona strategjike të Libanit jugor dhe është zotuar të vazhdojë operacionet e tij deri në çarmatosjen e plotë të Hezbollahut. /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›