E Martë, 3 Nëntor 2026

UASHINGTON – I dërguari i SHBA-së për LM shpreson për marrëveshje armëpushimi në Gazë

UASHINGTON, 8 korrik /ATSH-DPA/ – I dërguar i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump për Lindjen e Mesme tha sot se synon të arrijë një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë deri në fund të javës.

“Shpresojmë që deri në fund të kësaj jave, të kemi një marrëveshje që do të na sjellë në një armëpushim 60-ditor”, tha Steve Witkoff gjatë një takimi me anëtarët e kabinetit të presidentit Trump.

Witkoff  tha se marrëveshja do të përfshinte lirimin e 10 të mbijetuarve që mbahen robër nga grupi militant Hamas.

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim të përkohshëm janë bllokuar prej disa muajsh, por ndërmjetësit në Doha – paraqitën së fundi një tjetër propozim, i cili, sipas raporteve, parashikon ndalimin e luftimeve në Rripin e Gazës për të paktën 60 ditë, lirimin e stërzgjatur të 10 robërve izraelitë dhe kthimin e eshtrave të robërve të vdekur.

Gjatë shkëmbimit, një numër i madh i të burgosurve palestinezë do të lirohen nga burgjet izraelite.

Gjatë armëpushimit, palët do të përpiqen të negociojnë për përfundimin e përhershëm të luftës. /Ad.Ab./ /a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›