E Diel, 1 Nëntor 2026

TEL AVIV – Valë e re sulmesh izraelite në Iran

TEL AVIV, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Ushtria e Izraelit njoftoi sot pasdite se ka nisur një valë të re sulmesh kundër objektivave ushtarake në Iranit, si pjesë e operacionit të përbashkët të ndërmarrë më herët me Shtetet e Bashkuara kundër Republikës Islamike.

Sipas një komunikate të shkurtër ushtarake, forcat ajrore izraelite kanë goditur lëshues raketash dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në qendër të Iranit, duke i cilësuar ato si objektiva të lidhura me regjimin terrorist iranian.

Njoftimi vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa përshkallëzimi i operacioneve ushtarake rrit shqetësimet për një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme./   /Ad.Ab./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›