TEL AVIV – Vance: Hamasi të dorëzojë armët!

TEL AVIV, 21 tetor /ATSH-ANSA/ – Hamasi duhet të dorëzojë armët e tij, deklaroi zëvendëspresidenti ameriakn JD Vance gjatë vizitës së sotme në Izrael.
“Që të ndodhë paqja, ne duhet të jemi fleksibël,” shtoi zëvendëspresidenti amerikan.
“Paralajmërimi ynë për Hamasin është shumë i qartë: duhet të çarmatoset, duhet të sillet mirë dhe militantët e tij nuk duhet të vrasin njëri-tjetrin dhe bashkëkombësit e tyre palestinezë. Nëse Hamasi nuk i plotëson këto kushte, do të shkatërrohet”, deklaroi ai.
“Jam shumë optimist se armëpushimi në Gaza do të respektohet”, theksoi JD Vance.
“A mund të them me 100% siguri se do të funksionojë? Jo. Por gjërat e vështira ndodhin vetëm duke u përpjekur. Do të kërkojë mbikëqyrje të vazhdueshme, por unë jam optimist”, këmbënguli ai.
/os/