Dyshohet për infiltrim të mafias, Juve Stabia nën administrim të kontrolluar

Juve Stabia është vënë nën administrim të kontrolluar për shkak të dyshimeve për infiltrim të dyshuar të mafias.
“Udhëtimet e ekipit, siguria, pijet, menaxhimi i biletave: gjithçka ishte në duart e Kamorrës”, tha prokurori i Napolit, Nicola Gratteri.
Prefekti i Napolit nuk e ka përjashtuar mundësinë që t’i kërkojë Federatës së Futbollit të shtyjë disa ndeshje për të lejuar riorganizimin e shërbimeve që janë gjetur “të kontaminuara” nga Kamorra.
Juve Stabia nuk është e vetmja që ka rënë në duart e mafias pasi më parë e njëjta procedurë është ndjekur edhe për Foggia-n dhe Crotone-n.