E Diel, 1 Nëntor 2026

TIFF 2026 vijon partneritetin me European Film Academy si festival kualifikues për European Film Awards

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ – Tirana International Film Festival (TIFF) 2026 do të vijojë partneritetin me European Film Academy, duke ruajtur statusin e një festivali kualifikues për European Film Awards.

Sipas TIFF, ky status e vendos festivalin e Tiranës në rrjetin europian të festivaleve të filmit dhe u jep kineastëve të përzgjedhur mundësinë që veprat e tyre të konsiderohen për European Film Awards, çmimet e Akademisë Europiane të Filmit.

Partneriteti synon gjithashtu të forcojë lidhjet e TIFF me komunitetin më të gjerë të kinemasë europiane dhe t’u krijojë hapësirë historive dhe autorëve që meritojnë të marrin më shumë vëmendje.

“Kinemaja kapërcen kufijtë, lidh njerëzit dhe u jep hapësirë historive që meritojnë të shihen”, thuhet në njoftimin e festivalit.

TIFF 2026 do të zhvillohet në Tiranë më 21–27 shtator 2026.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›