TOKIO – Japonia premton forcimin e aftësive të saj mbrojtëse

TOKIO, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi i tha sot presidentit të SHBA-së, Donald Trump se Tokioja është e përkushtuar për të forcuar në mënyrë thelbësore aftësitë e saj ushtarake përballë kërcënimeve në rritje të sigurisë.
“Po përballemi me një situatë të rëndë për sa i përket sigurisë”, deklaroi ajo.
”Paqja nuk mund të ruhet vetëm me fjalë, ajo mund të ruhet vetëm përmes vendosmërisë dhe veprimit. Japonia është e gatshme të kontribuojë edhe më proaktivisht në paqen dhe stabilitetin rajonal”, pohoi Takaichi./ /f.k/ a.jor.