E Hënë, 2 Nëntor 2026

KIEV – Zelensky kërkon mbështetjen evropiane për luftën kundër Moskës

KIEV, 28 tetor /ATSH-AFP/ – Ukraina do të ketë nevojë për mbështetjen financiare evropiane për dy ose tre vite të tjera për t’iu kundërvënë pushtimit rus, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke iu referuar një propozimi të Komisionit Evropian për të liruar gradualisht asetet e ngrira ruse për të financuar përpjekjet e luftës ukrainase.

“E theksova përsëri këtë pikë për të gjithë udhëheqësit evropianë”, deklaroi Zelensky.

”U thashë atyre se nuk do të luftojmë për dekada, por ju duhet të tregoni se për një periudhë të caktuar kohore do të jeni në gjendje të ofroni mbështetje të qëndrueshme financiare për Ukrainën”, theksoi presidenti ukrainas./  /f.k/ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›