E Hënë, 2 Nëntor 2026

TORONTO – ”Air Canada” në prag falimentimi, rrezikohen 10 000 vende pune

TORONTO, 14 gusht /ATSH/ – Një mbyllje e plotë e ”Air Canada” është e mundshme nëse sindikata që përfaqëson asistentët e fluturimit në linjën ajrore më të madhe të vendit dhe vetë linja ajrore nuk arrijnë një marrëveshje deri nesër në mëngjes, shkruan AP.

Më shumë se 10 000 asistentë fluturimi do të largohen nga puna nesër rreth orës 01:00, pas një mbylljeje të imponuar nga kompania.

Kjo mund të ndikojë në afërsisht 130 000 udhëtarë në ditë.

Linja ajrore kanadeze tha se pret të anulojë 500 fluturime deri në fund të së premtes, përpara afatit të caktuar.

Ajo tashmë filloi të anulojë fluturimet që dje, në pritje të një mbylljeje masive që mund të ndikojë në qindra mijëra udhëtarë.

Një mbyllje e plotë mund të ndikojë në afërsisht 25 000 kanadezë në ditë jashtë vendit, të cilët mund të mbeten të bllokuar.

“Ne i nxisim fuqimisht palët të punojnë me ndërmjetës federalë për të arritur një marrëveshje. Koha është e çmuar dhe kanadezët mbështeten tek ju”, deklaroi ministrja federale e Punës, Patty Hajdu./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›