E Martë, 3 Nëntor 2026

TURQI – Erdogan: Irani ka të drejtë legjitime për t’u mbrojtur nga Izraeli

ANKARA, 18 qershor /ATSH-AA/ – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, duke folur për konfliktin në Lindjen e Mesme midis Izraelit dhe Iranit, shprehu mbështetjen për të drejtën e Iranit për vetëmbrojtje kundër Izraelit.

“Është krejtësisht e drejtë e natyrshme, legjitime dhe e ligjshme që Irani të mbrojë veten nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit”, tha presidenti turk gjatë takimit të grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim.

Komentet e tij erdhën në mes të sulmeve në rritje izraelite që synojnë Iranin dhe aleatët e tij në rajon.

Duke theksuar seriozitetin e konfliktit, Erdogan dënoi udhëheqjen e Izraelit.

“Netanyahu prej kohësh e ka tejkaluar tiranin Hitler në krimin e gjenocidit. Shpresojmë që fatet e tyre të mos jenë të njëjta”, theksoi ai.

“Po bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar agresionin çnjerëzor kundër Gazës, Sirisë, Libanit, Jemenit dhe fqinjit tonë, Iranit”, shtoi ai.

“Është krejtësisht e drejtë e natyrshme, legjitime dhe e ligjshme që Irani të mbrojë veten nga banditizmi dhe terrorizmi shtetëror i Izraelit”, tha Erdogan.

“Disa madje e mbështesin këtë banditizëm”, tha Erdogan duke kritikuar OKB-në, organizatat ndërkombëtare dhe shtetet për heshtjen e tyre.

Ai nënvizoi gjithashtu humbjet njerëzore si rezultat i veprimeve të Izraelit, duke paralajmëruar se “gjaku i civilëve të masakruar, foshnjave dhe fëmijëve të vrarë është spërkatur jo vetëm në duart dhe fytyrat e atyre që mbështesin arrogancën e Izraelit, por edhe mbi ata që heshtin”./  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›