E Hënë, 2 Nëntor 2026

Tabaku: Sigurime për nënat që kujdesen për fëmijët me autizëm dhe Down

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave prezantimin e nismës së saj ligjore për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për prindërit—veçanërisht nënat—që kujdesen për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit dhe sindromën Down, duke theksuar se kjo iniciativë është produkt i një procesi të gjerë konsultimi dhe reflektimi.

Duke iu referuar të dhënave, Tabaku theksoi se aktualisht janë rreth 15 mijë përfitues që përfshihen në kategorinë e sindromës Down dhe spektrit të autizmit, ndërkohë që mbështetja financiare për kujdestarët mbetet minimale.

“Pagesa prej 14 mijë lekësh në muaj është qesharake dhe nuk garanton as minimumin e nevojshëm. Ky grup ka nevojë për një sistem mbështetës real dhe një infrastrukturë të mirë menduar,” theksoi ajo.

“Kjo është një punë e papaguar që ka më shumë vlerë se çdo punë që bëjmë ne këtu. Ato janë heroina që heqin dorë nga karriera për t’u kujdesur për fëmijët e tyre,” deklaroi ajo.

Në fund, ajo bëri thirrje për bashkëpunim përtej ndarjeve politike, duke theksuar se nisma duhet të mbështetet nga të gjithë deputetët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›