E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim rajonal për luftën kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë

TIRANË, 12 mars/ATSH/ Administrata Doganore Shqiptare mori pjesë në një takim rajonal të zhvilluar në Shkup, i fokusuar në forcimin e kapaciteteve kundër përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë (WMD).

Takimi u organizua nga Qendra Rajonale për Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë, RACVIAC, dhe mblodhi përfaqësues nga vendet e rajonit, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit në përballimin e rreziqeve që lidhen me përhapjen e paligjshme të materialeve të ndjeshme.

Gjatë diskutimeve, vëmendje e veçantë iu kushtua sigurisë kufitare, forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rritjes së kapaciteteve për të parandaluar trafikun e paligjshëm të materialeve të rrezikshme dhe mallrave me përdorim të dyfishtë.

Takimi shërbeu si një platformë për shkëmbimin e eksperiencave dhe praktikave më të mira mes vendeve të rajonit, me synim forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe rritjen e gatishmërisë për të adresuar kërcënimet që lidhen me armët e shkatërrimit në masë.

1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›