Takimi i PS, gazetarja Shkodrani nga Pallati i Brigadave: Rama diskuton me PS problematikat kryesore

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot, më 28 mars, në Pallatin e Brigadave kryesinë dhe grupin parlamentar të Partisë Socialiste, në një takim ku qendra e diskutimeve ishin agjenda parlamentare, strategjia e komunikimit me qytetarët, çështjet e kadastrës dhe reforma territoriale.
Sipas gazetares së RTSH, Denada Shkodrani, pas raportimit të drejtueses së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, anëtarë të qeverisë dhe deputetë socialistë, do të kenë mundësi të bëjnë pyetje bazuar në shqetësimet që kanë mbledhur nga kontaktet me qytetarët në të gjithë vendin.
Në rendin e ditës, pas pikës për Kadastrën, është parashikuar raportimi i bashkryetari i Komisionit Parlamentare i Reformës Territoriale, Arbër Maznikut për punën e Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrative dhe Territoriale, e cila ka shënuar zhvillime pozitive ditët e fundit në kryesinë e Kuvendit, ku është përcaktuar edhe lista e ekspertëve që do të thirren për të siguruar një reformë territoriale të qëndrueshme.
Takimi do të përmbyllet me konkluzionet e kryetarit të PS dhe kryeministrit Edi Rama. Në këtë moment, kreu i Grupit Parlamentar Socialist po diskuton mbi problematikat aktuale dhe ato që pritet të jenë në fokus të debatit.
“Kriteret kryesore dhe pika më e nxehtë që vendi duhet të përmbush në anëtarësimin e tij drejtë BE, pas raportimit të drejtueses së Kadastrës, Lorena Goxhobelli, secili prej të pranishëm si anëtaret e qeverisë dhe deputetet socialist do të kenë mundësi ti drejtohen me pyetje të cilat i kanë marrë nga kontaktet e tyre dhe nga shqetësimet që vijnë nga qytetarët nga të gjitha zonat e vendit.
Ndërkaq në rendin e ditës pas Kadastrës do të jetë Mazniku në një raportim me punën e Komisionit të posaçëm për reformën administrative dhe territoriale e cila ka pasur zhvillime pozitive gjatë ditëve të fundit në kryesinë e Kuvendit ku është përcaktuar rendi i ditës dhe është përcaktuar lista e ekspertëve që do të thirren nga Kuvendi për të arritur në një reformë territoriale të qëndrueshme.
Pika e 3 e rendit të ditës do të jetë ajo që ka të bëjë me qasjen që do të ketë qeveria në marrëdhënie me qytetarët do të raportoj ministria Ismaili në lidhje më çështjet e komunikimit në PS dhe më pas do të jetë konkluzioni i kreut të PS dhe kryeministrit Edi Rama. Në këtë momente është duke folur kreu i Grupit Parlamentar Socialist në lidhje me të gjitha problematikat por dhe me ato që priten të jenë për diskutim çështjet më të mprehta”, u shpreh gazetarja.
Gazetarja bëri të ditur se ende nuk dihet nëse takimi do të ketë ndonjë pjesë të hapur për media, por pritet që të miratohen vendime dhe udhëzime që lidhen direkt me PS, si dhe një plan pune të detajuar për muajt në vijim, me fokus kryesor çështjet e pronës dhe reformën administrative-territoriale.
“Nuk dihet nëse do ketë ndonjë pjesë të hapur të këtij takimi por do të ketë vendime që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me PS apo udhëzime dhe pritet që të kenë një plan pune të detajuar për muajin që do të vij sa i takon problematikave kryesore që kanë të bëjnë me çështjen e pronës, për komisioni për reformën administrative dhe territoriale”, tha ajo.
/rtsh.al/