E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i Shoqatës së Transportit me Ibrahimajn, rikthehet në fuqi VKM e 2022-shit! Subvencionim me 100 lekë/litër karburant dhe kompensim taksash

Shoqata e Transportit ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj idhur me kërkesat e tyre për subvencionim të naftës ose në të kundërt do të reduktonin me 30% flotën e autobusëve. Sipas shoqatës, do të riaktivizohet VKM e vitit 2022 që parashikon kompensimin me 100 lekë/litër karburant për linjat urbane dhe ndërurbane, si dhe kompensim taksash.

Shoqata e Transportit ka zhvilluar një takim me ministren e Ekonomisë Delina Ibrahimaj idhur me kërkesat e tyre për subvencionim të naftës ose në të kundërt do të reduktonin me 30% flotën e autobusëve.

Sipas shoqatës, do të riaktivizohet VKM e vitit 2022 që parashikon kompensimin me 100 lekë/litër karburant për linjat urbane dhe ndërurbane, si dhe kompensim taksash.

1. Kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase, në masën 100 (njëqind) lekë për litër karburanti, për një periudhë tremujore: mars, prill, maj 2022. Kompensimi bëhet për shumën e konsumimit të karburantit për periudhën: mars, prill, maj 2022, por jo më shumë se sasia e konsumuar për të njëjtën periudhë të vitit 2021, për secilën nga shoqëritë.

2. Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në zërin shpenzime korente të programit 01140 “Menaxhimi i të ardhurave tatimore”, i shtohet fondi prej 430 000 000 (katërqind e tridhjetë milionë) lekësh, për kompensimin e shoqërive të transportit për linjat qytetase, rrethqytetase dhe ndërqytetase.

Në kërkesën e shoqatës, renditeshin katër prioritete:

-Miratimi i një pakete antikrizë emergjente, në përputhje me precedentët ekzistues

-Rishikimi i menjëhershëm i barrës fiskale, heqja e taksës së qarkullimit

-Heqja ose pezullimi i akcizës mbi karburantin për këtë sektor

-Heqja e TVSH-së.

“Në rast se masat e mësipërme fiskale nuk janë të realizueshme në afat të menjëhershëm, kërkohet që të aplikohet një mekanizëm kompensimi financiar i drejtpërdrejtë, i bazuar në faturat reale të furnizimit me karburant, deklarimet tatimore dhe nivelin e konsumit të verifikuar sipas aktivitetit të licencuar”, vijon kërkesa ndërsa thekson se mosndërhyrja do të sillte pasoja të drejtpërdrejta për qytetarët.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›