E Diel, 1 Nëntor 2026

Tatimet: 932 milionë euro më shumë të ardhura në dy vite

TIRANË, 23 korrik/ATSH/  Procesi i formalizimit të ekonomisë dhe lufta kundër evazionit fiskal kanë sjellë rezultate konkrete në rritjen e të ardhurave publike, sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Deri më 30 qershor 2026, të ardhurat e siguruara nga rritja ekonomike dhe masat kundër informalitetit janë rritur me 932 milionë euro krahasuar me dy vitet e fundit.

Administrata Tatimore bën të ditur se do të vijojë kontrollet dhe masat ndaj evazionit fiskal, me synim forcimin e ekonomisë së formalizuar dhe mbështetjen e politikave publike, përfshirë rritjen e pensioneve.

Në kuadër të Ligjit të Faljes, kanë përfituar 122 mijë tatimpagues, ndërsa vlera totale e detyrimeve të falura arrin në 332 milionë euro. Sipas Tatimeve, ky proces synon të krijojë një marrëdhënie të re me biznesin dhe të përmirësojë klimën e sipërmarrjes, në funksion të përgatitjes së vendit për integrimin europian.

Gjithashtu, gjatë periudhës tatimore 2026 janë lidhur 19 marrëveshje të Paqes Fiskale, ndërsa Administrata Tatimore fton tatimpaguesit të formalizojnë aktivitetin e tyre përmes këtij mekanizmi.

“Zero tolerancë ndaj evazionit, por mbështetje për çdo tatimpagues që zgjedh formalizimin”, thekson në njoftim e saj Administrata Tatimore.

/e.xh/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›